Shërbimet që ofron DDA

Lista e dokumenteve për regjistrim-certifikim të drejtë Autori.

1. Kërkesë me objekt “regjistrim-certifikim” të drejtë autori, drejtuar Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to. Kjo kërkesë bëhet nga autori i veprës ose përfaqësuesi i autorit, në këtë rast e shoqëruar me autorizimin e përfaqësimit, kërkesa duhet të përmbaj objektin, datën , emër-mbiemër dhe nënshkrimin e kërkesës.

2. Deklaratë përpara specialistit të Regjistrimit, përmbajtja e së cilës të theksojë qartazi se deklaruesi është autori i veprës/ve të regjistruara.

3. Formulari i DDA-së, sipas klasës i plotësuar,(LDA, Objekti), bashkëlidhur formularët të cilët mund të shkarkohen më poshtë.

4. Depozitë një kopje të veprës në formë të shkruar ose elektronike.

5. Fotokopje Pasaporte ose Letërnjoftimi.

6. Mandate pagesë, për llogari të Ministrisë së Kulturës , (për të bërë pagesën më parë duhet të pajiseni me një faturë arkëtimi pranë zyrës së Drejtorisë për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to, kryerja e pagesës bëhet pranë “Raiffeisen Bank”).

Shënim: Lidhur me regjistrimin dhe certifikimin e të drejtës së autorit dhe të kalimit të drejtave pasurore të autorit dhe të drejtave të tjera, të lidhura me të, duke u nisur nga fakti se kjo fushë ka një gamë të gjerë përdorimi dhe veçoritë e kësaj fushe janë rast pas rasti, ju lutemi që për çdo sqarim apo informacion më të detajuar mbi regjistrim-certifikimin e veprave mund të drejtoheni pranë , Drejtorisë për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to.

Na kontaktoni nëpërmjet emailit: dda@kultura.gov.al