Rreth Nesh

E Drejta e Autorit në Republikën e Shqipërisë është një e drejtë kushtetuese dhe mbrohet me ligj. Organi që e monitoron këtë të drejtë është Ministria e Kulturës, Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to, ri- organizuar brenda aparatit të kësaj ministrie, me miratimin e kuadrit të plotë ligjor “Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura”.

E drejta e autorit vjen nga një nocion i thjeshtë: njerëzit që krijojnë, prodhojnë ose investojnë në vepra krijuese mund të jenë të vetmit që vendosin se si kjo vepër mund të riprodhohet dhe të vihet në dispozion të publikut.

E drejta e autorit ruhet në ligjin ndërkombëtar për më shumë se 200 vjet. E drejta e autorit siguron bazën ekonomike për krijimin dhe shpërndarjen e veprave muzikore, letrare, artistike, filmat, programet kompjuterike dhe forma të tjera të veprave krijuese.

E drejta e autorit mbron kulturën dhe edukon integritetin artistik.

Kjo e drejtë është duke llogaritur 100 milion të vendeve të punës mbare botës. Rritja dramatike e industrive artistike, kulturore dhe e industrive të tjera krijuese në ditët e sotme rritja ekonomike mund të ketë qenë e pamundur pa nivelet e forta të mbrojtjes së të drejtës së autorit, që këto vende kanë zhvilluar për shumë dekada.

Legjislacioni i të drejtës së autorit është pjesë e një legjislacioni më të gjerë, i njohur si pronësi intelektuale. Termi pronësi intelektuale i referohet gjerësisht krijimeve të mendjes së njeriut. Të drejtat e pronësisë intelektuale mbrojnë interesat e krijuesve duke ju dhënë atyre të drejtën e pronës mbi krijimet e tyre.

Pronësia intelektuale ndahet në dy degë, respektivisht pronësia industriale, e cila më gjerë thënë mbron shpikjet dhe e drejta e autorit, e cila mbron veprat letrare, artistike e shkencore.