Më datë 27 dhjetor 2017 ora 11:00 në ambjenet e REJA-s, përpara Galerisë së Arteve u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për nxënësit fitues pas korrigjimit të testimeve të zhvilluara me datë 22 dhjetor 2017, ora 9.30 në shkollën Arben Broci. Në konkurs morën pjesë mbi 50 nxënës nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës. Gjatë korrigjimit të testimeve duhet nënvizuar fakti se nxënësit kishin përthithur me korrektesë informacionin mbi të drejtën e autorit por dhe atë të pronësisë industriale.
Aktiviteti vjen në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale (2016-2020). Ky event zhvillohet nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.
Certifikatat pjesëmarrëse u dhanë për të gjithë nxënësit e përfshirë në konkurs, si dhe u dhuruan libra dhe mjete të tjera promocionale nga të dy drejtoritë respektive.
Vendin e parë e fitoi shkolla Sami Frashëri me nxënës Ersi Limanaqi. Vendin e dytë e fitoi shkolla Aleks Buda me nxënëse Klea Hysenukaj, dhe vendin e tretë e fitoi shkolla Arben Broci me nxënëse Fjoralba Zerka.
Aktivitete të tilla të ngajshme do të vijojnë dhe në vitin 2018 me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te gjeneratat që po rriten.