Postuar më: 26 Prill 2018

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

Sot është Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

Çdo 26 prill, nga të gjitha shtetet anëtare të Organizatës Botërore te Pronësisë Intelektuale festohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale për të mësuar më tepër rreth rolit që të drejtat e pronësisë intelektuale (patentat, markat tregtare, dizajnet industriale, e drejta e autorit ) luajnë në nxitjen e inovacionit dhe krijimtarisë në një vend të caktuar.

Fushata dhe slogani i Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale lançuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, e këtij viti, ka në qendër madhështinë, zgjuarsinë, kuriozitetin dhe guximin e grave që po nxisin ndryshime në botën tonë dhe formojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

Këtë vit slogani është “ Fuqia e Ndryshimit- Gratë ne Inovacion dhe në Krijimtari”

Gratë nuk janë aspak më pak inovative apo kreative sesa burrat. Shembuj të panumërt të grave në çdo rajon të botës kanë provuar herë pas here këtë fakt.

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale 2018 është një hap i rëndësishëm, për të bashkuar të gjithë aktorët e saj anembanë botës për të festuar arritjet e grave inovatore dhe krijuese duke sfiduar stereotipet e vjetëruara dhe duke inkurajuar edhe më shumë vajza dhe gra për të krijuar prona të vlefshme intelektuale, duke përmirësuar më shumë cilëcinë e  jetës sonë.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për të Drejtën e Autorit në kaudër të javës së Pronësisë Intelektuale kanë zhvilluar disa aktivitete me shkollat e arsimit para-universitar dhe arsimit univeristar, në formën e konkurseve dhe leksioneve të hapura në auditoret e universiteteve dhe stafet e tyre akademike për të promovuar këtë ditë të rëndësishme.