Postuar më: 6-7 Mars 2018

Tryeza ndër - rajonale për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me të: Traktati i Marrakesh dhe Traktati i Pekinit

U përmbyll në Tiranë më 6-7 Mars 2018 "Tryeza ndër - rajonale për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me të: Traktati i Marrakesh dhe Traktati i Pekinit”.

Vende të tjera të pranishme në këtë tryezë ishin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia.

Në panel ishin të ftuar të ekspertë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare si Këshilli i Shoqërive të administrimit kolektiv të të drejtave të interpetuesve (SCAPR- Hungari)), Instituti i Pronësisë Intelektuale (MAX PLANCK Institute – Gjermani), Federata Ndërkombëtare e Aktorëve (FIA), Shoqata Ndërkombëtare e Botuesve (IPA ) ect.

Miratimi i Traktatit të Marakeshit është i parashikuar për të aderuar me ligj, në kuadër të Strategjisë Kombëtare të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (2016-2020), strategji, e cila është hartuar me ndihmën dhe asistencën e duhur teknike të ekspertëve të OBPI. Ky është një vullnet i Ministrisë së Kulturës dhe i Ministrive të tjera të linjës të përfshira në këtë proces në lidhje me ndjeshmërinë e duhur kundrejt kësaj kategorie për të bërë të mundur aderimin në këtë traktat.

Në ligjin e ri nr. 35/2016 datë 31.03.2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to” në nenin 77, parashikohen qartë përjashtimet dhe kufizimet e të drejtave të autorit për të verbërit dhe personat me probleme në shikim.

Traktati është një fitore për njerëzit e verbër me shikueshmëri të kufizuar dhe aftësi të kufizuara për të shtypur/printuar, duke promovuar qasjen në libra për të mirën e miliona njerëzve të verbër në mbarë botën, si dhe duke u dhënë atyre mundësinë për të shijuar artin dhe jetën kulturore të komunitetit. Ministria e Kulturës do të lobojë për të bërë të mundur aderimin në këtë traktat të rëndësishëm për mundësinë dhe aksesin që i jep kësaj kategorie për të përdorur veprat me të drejtë autori.

Konceptuar në linjë me parimet e të drejtave humane të parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Personave me Paaftësi, Traktati i Marakeshit është traktati i parë i të drejtës së autorit i cili përfshin prespektivën e qartë të të drejtave njerëzore. Ky Traktat demostron që sistemet e të drejtës së autorit janë një pjesë e

rëndësishme e zgjidhjes së përmirësimit të aksesit të librave apo veprave të tjera të printuara për personat më paaftësi në të printuar.

Traktati i Pekinit është një tjetër traktat i cili administrihet nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (OBPI). Traktati i Pekinit për Performancat Audiovizuale u miratua më 24 qershor 2012. Ai ka të bëjë me të drejtat e autorit të interpretuesve në shfaqjet audiovizuale. Traktati i Pekinit do të forcojë dhe aty ku të jetë e nevojshme do të ndihmojë në konsolidimin e industrive audiovizuale lokale, pasi ato të bashkohen me një sistem ndërkombëtar të mbrojtjes.

Traktati i Pekinit, së bashku me Traktatet e Internetit të WIPO, krijon mjetet bazë për një shpërndarje të balancuar, të sigurt dhe efektive të përmbajtjes audiovizive në internet. Industritë e të drejtës së autorit janë një element bazë i ekonomisë së dijes, e cila është një faktor kryesor për rritjen dhe zhvillimin në kohën e paqëndrueshmërisë ekonomike.

Traktati i Pekinit do të rrisë rolin e Internetit si një kanal kryesor për shpërndarjen e përmbajtjes audiovizive, duke çuar më tej zhvillimin e brezit të gjerë dhe inovacionet e TIK në fusha të tilla si platformat e shërbimit dixhital, aplikacionet e përmbajtjes dhe standardet dhe teknologjitë e transmetimit.Gjithashtu, ky traktat kontribuon në mbrojtjen e shprehjeve tradicionale kulturore dhe folklorit kombëtar.

Gjatë ditëve të kësaj tryeze referoi dhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, Z. Ardjan Hysa, ku prezantoi propozimet konkrete të shoqatës mbi këtë traktat. Të ftuar në këtë panel ishin dhe Shoqata e të Verbërve të Serbisë dhe ajo e Maqedonisë, ku cituan domosdoshmërinë e nënshkrimit dhe më pas ratifikimit të këtij Traktati nga shtetet e tyre.

Më tej vendet si Moldavia (ratifikuar Traktatin e Marakeshit), Gjeorgjia, Turqia, Serbia, Mal i ZI, Bosnjë -Herzegovina, Maqedonia, sollën panoramën aktuale në shtetet respektive mbi avantazhet dhe sfidat e zbatimit të këtyre dy traktateve.

Të dy traktatet janë tejet të rëndësishme në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura dhe Ministria e Kulturës do të kontribojë fuqishëm në mënyrë që të kryhet aderimi me ligj në të dy këto dokumente të rëndësishme të fushës.