Postuar më: 15 Shtator 2017

Mision ekspertize mbi çështje teknike që i përkasin legjislacionit në fuqi për të drejtën e autorit

Në vijim të bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) më datat 14-15 shtator 2017, u organizua në Tiranë, në Ministrinë e Kulturës, një mision ekspertize mbi çështje teknike që i përkasin legjislacionit në fuqi për të drejtën e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to.

WIPO është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në fushën e të drejtës së autorit dhe tregon vëmendje të veçantë duke e mbështetur Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e saj të varësisë, në mënyrë të vazhdueshme, përmes asistencës teknike dhe zhvillimit të kapaciteteve institucionale.

Misioni  i ekspertit zhvilluar në Ministrinë e Kulturës konsistonte në dhënien e eksperiencave rajonale por dhe më gjerë mbi hartimin dhe zbatimin e legjislacionit si dhe modele dhe praktika efektive mbi funksionimin e administrimit kolektivnë tregun e pronësisë artistike.