Postuar më: 26 Prill 2016

Konferencën Kombëtare – 26 PRILL 2016

Më datë 26 prill 2016 ora 09:30 në ambientet e Hotel “Tirana International” Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizojnë Konferencën Kombëtare me sloganin “Reforma në sistemin e Pronësisë Intelektuale – Sfidë, angazhim për Integrimin Evropian si dhe zhvillimin ekonomik të vendit ” Ky aktivitet vjen në kuadër të Ditës Botërore të pronësisë intelektuale – 26 prill, dite e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore te Pronësisë Intelektuale”. Të ftuar në këtë panel do të jenë Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane Z. Don Brown, Oficer për heshtjet ekonomike, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Z. Yngve Engstrom, Ministri i Kulturës Znj. Mirela Kumbaro (Furxhi), Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj Milva Ekonomi, Z. Evien Dako, Drejtor i Zyrës së të Drejtës së Autorit, dhe Z. Elvin Lako, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave. Pjesë e kësaj konference do të jetë përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore të cilat janë pjesë e zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Shqipërisë, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, sipërmarrja e lirë, autorë, krijues, grupe të caktuara interesi, Institucione të Arsimit të lartë etj. Misioni i çdo qeverie të çdo vendi të botës është që kultura dhe prodhimtaria intelektuale vendase të zhvillohet, përhapet, promovohet e stimulohet, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave efikase në funksion të respektimit të mbrojtjes së produktit intelektual. Në vitin 2000, shtetet anëtare të WIPO-së caktuan 26 prill – dite në të cilën Konventa e WIPO hyri në fuqi në vitin 1970 – si Ditën Botërore të pronësisë Intelektuale me qëllim rritjen e të kuptuarit të përgjithshëm të pronësisë intelektuale. Që atëherë, Dita Botërore e IP ka ofruar një mundësi unike çdo vit për t’u bashkuar me të tjerët rreth globit për të marrë në konsideratë se si IP kontribuon në lulëzimin e muzikës dhe arteve dhe udhëheq drejt risive teknologjike që ndihmon ti japim formë botës tonë. Për shumë njerëz, lidhja që ekziston midis pronësisë intelektuale dhe krijimtarisë nuk është aspak e qartë. Fjala krijimtari ndjell në vetvete një botë artistësh, krijuesish muzikor dhe poetësh, etj. Kudo që ne hedhim sytë, ne shohim imazhe të pronësisë intelektuale në veprim. Çdo gjë e jetës sonë të përditshme është e lidhur në mënyrë parësore apo sekondare më të drejtat e pronësisë intelektuale. Mbrojtja e produkteve intelektuale është edhe një sistem i mirë organizuar i cili sjell dobi të madhe çdo shoqërie të çdo vendi, si dhe sjell dobi dhe përfitime në zhvillimet ekonomike, sociale e kulturore te tij. Të gjithë e dimë dhe biem dakord që sa i rëndësishëm është ky sistem në mënyrë që të garantohet ruajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i kulturës e traditës sonë të pasur dhe ekonomisë së vendit. Vetëdija e shoqërisë dhe e institucioneve të shtetit për kompleksitetin e rëndësisë që mbartin të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, në zhvillimet kulturore, sociale, ekonomike e politike të një vendi e shoqërie, mund të thuhet se sot është në rrugë të mbarë në Shqipëri. Pronësia Intelektuale shqiptare, si pjesë e qenësishme e kulturës dhe e trashëgimisë sonë kombëtare, është dhe do të jetë në fokusin e Qeverisë Shqiptare dhe të Ministrive përkatëse për të përmbushur misionin dhe objektivin e saj, atë të vendosjes së kulturës, në shërbim të mirëqenies, zhvillimit dhe integrimit evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ka një vullnet të shprehur qartë të Qeverisë Shqiptare se respektimi dhe mbrojtja e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale do të garantohet në të njëjtin nivel që garantohet në të gjitha vendet e zhvilluara të botës. Kjo fushë është prioritare për Qeverinë Shqiptare për të plotësuar të gjitha kushtet që kërkon BE, në mënyrë që të bëhemi vend anëtar me të drejta të plota. Ky është një detyrim politik që rrjedh nga Traktatet e Konventat Ndërkombëtare, i detyrueshëm për Qeverinë Shqiptare në detyrimet që rrjedhin nga MSA, në nenin 73 të saj, dhe i shprehur dhe me hartimin e një dokumenti strategjik që është Strategjia Kombëtare e Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale – 26 prill, janë zhvilluar konkurse me shkollat 9-vjeçare dhe kanë vijuar leksionet e hapur për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to në Fakultetet e Universitetit të Tiranës por dhe me Universitetet jo-publike. Ka qenë një muaj i ngjeshur dhe me mjaft aktivitete promovuese dhe ka rezultuar të ketë patur ndikim pozitiv tek nxënësit dhe studentët, përcjellja e këtyre njohurive për të drejtën e autorit.

Aktiviteti zhvillohet me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Këto konkurse u zhvilluan dhe në shkollat e tjera 9- vjeçare si Ahmet Gashi dhe Sabahudin Gabrani.

Këto aktivitete vijnë në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale çdo 26 prill me qëllim nxitjen e krijimtarisë dhe të inovacionit të brezat dhe gjeneratat e reja.

Edukimi dhe informimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve ne një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara. 
Ndërgjegjësimi i komunitetit dhe i shoqërisë në tërësi si dhe arsimimi në këto çështje, janë ndër shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të PI 2010-2015. 
Sa më i madh të jetë informimi i konsumatorit për rëndësinë dhe rolin e të drejtave të PI-së, aq më i ulët do të jetë niveli i piraterisë dhe shkeljeve të tjera në vend.

Për mbarëvajtjen dhe organizimin sa më mirë të këtij konkursi si dhe ndarjen e çmimeve në mënyrë të drejtë dhe të paanshme do të ngrihet një juri e përbërë nga:

një (1) përfaqësues i Drejtorisë së Artit (Ministria e Kulturës) me profesion piktor, një (1) përfaqësues i Drejtorisë për të Drejtën e Autorit, një (1) përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe një (1) përfaqësues i shkollës respektive sipas ditëve që do të përcaktohen për organizimin e këtij konkursi si dhe një (1) përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Pas fazës finale të përzgjedhjes së vizatimit më të mirë u ndanë çmime simbolike për vendet e para fituese si dhe u dhane dhe certifikata për nxënësit pjesëmarrës.

Në kuadër të bashkëpunimit që Ministria e Kulturës/Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to ndër vite (...) 22-05-2017