Artet dhe e Drejta e Autorit

Qëllimi kryesor i këtij botimi është të japë informacionin bazë, i cili nuk ka si qëllim të zëvëndësojë këshillimin ligjor profesional. Dhënia e emrave të firmave dhe organizatave dhe faqeve të tyre të internetit nuk nënkupton miratimin nga WIPO.

Krijimi i agjensive te administrimit kolektiv

Qëllimi kryesor i këtij botimi është të japë informacionin për krijimin e agjensive te administrimit kolektiv

Menaxhimi kolektiv i të Drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to

Qëllimi kryesor i këtij botimi është të japë informacionin për menaxhimin kolektiv të së Drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to

E drejta e autorit

Botuar me marrëveshje ndërmjet Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (INDECOPI) dhe Organizatës Botërorë të Pronësisë Intelektuale (WIPO)

Të kuptojmë të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të

Ky libërth synon të bëjë një prezantim për persona jo specialistë të fushës apo për të sapo-ardhur në çështje të fushës së të Drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera që lidhen me të. Ai shpjegon në terma laikë shtresat bazë të ligjit për të drejtën e autorit dhe praktikës së tij.

Analiza vjetore e punës për Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit

Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit gjatë vitit që po mbyllet ka qënë e angazhuar në aktivitete të shumta në përmbushje të detyrave të saj funksionale.

Informacion mbi Aktivitetin e Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit për periudhën Prill –Nëntor 2014

Duke marë parasysh shqetësimet e shumë autorëve dhe interpretuesve të veprave të ndryshme letrare, artistike, shkencore, sektori i regjistrim-çertifikimit dhe ankimit ka dhënë të gjithë ndihmesën e duhur duke organizuar takime me to

Zhvillimet legjislative – Draft Ligji për të Drejtën e Autorit, harmonizmi i tij me direkativat e BE dhe acquis communitaire

Ligji Nr. 9380, date 28.04.2005 mbi të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me të është pjesërisht i përputhur me Acquis Communitaire. Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit në përputhje me detyrimet e Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së ka patur detyrimin e hartimit të një ligji të ri i cili duhet të jetë ne përputhje me Direktivat e Bashkimit Europian

Aktiviteti i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit për periudhën Janar-Dhjetor 2012.

Prioriteti kryesor i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit ka qënë puna me projekt-ligjin e ri, draft ligj në të cilin janë inkorporuar të gjitha komentet dhe sugjerimet e ardhura nga institucionet që merren me zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit, ministritë e linjës si dhe nga të gjitha grupet e interesit. Projekt – ligji është dërguar në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve për të vijur me pas hapat e tjerë procedurialë drejt miratimit parlamentar të tij.

Analiza vjetore e punës për Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit

Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit gjatë vitit që po mbyllet ka qënë e angazhuar në aktivitete të shumta në përmbushje të detyrave të saj funksionale. Ndër më kryesoret do të përmendnim realizimin e të gjithë aktiviteteve të realizuara në kuadër të Projektit të BE IPA 2008 “Fuqizimi i ZSHDA-së dhe partnerëve të saj”

Aktiviteti i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit për periudhën Janar-Dhjetor 2010

Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit ka zhvilluar këtë aktivitetet si më poshtë të detajuar për këtë periudhë: I. Strategjia Kombëtare e Zbatimit të Pronësisë Intelektuale Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 760, datë 1.09.2010 është miratuar Strategjia Kombëtare e Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale. Qëllimi i SK është të sigurojë një nivel të njëjtë mbrojtjeje të të drejtave të Pronësisë Intelektuale me atë të vendeve të Bashkimit Europian

Buletini 2007-2009 i punës për Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit

Shqiptarët janë një komb i lashtë e me një kulturë e traditë prodhimtarie intelektuale, që nuk shkon aspak për analogji me sipërfaqen territoriale që Shqipëria ka. Është pikërisht misoni ynë që kjo kulturë dhe prodhimtari intelektuale të zhvillohet, përhapet, promovohet e stimulohet, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit politikave efikase në funksion të repsktimit e mbrojtjes së produktit intelektual në Shqipëri
Në kuadër të bashkëpunimit që Ministria e Kulturës/Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to ndër vite (...) 22-05-2017